EGJINA

Egjina është ishull i Gjirit Saronik, e rrethuar nga Angjistri, Methana, Troizina, Poros dhe Pireu. Është ishulli i dytë më i madh i Argosaronikos në sipërfaqe, popullsi dhe zhvillim, dhe përbën një periferi ishullore të Pireut. Parmban mjaft objekte të rëndësishme për tu vizituar, si psh. Tempulli i Afeas, Paleohora, rrënojat e tempullit të Zeus Hellanios, vendbanimi prehistorik i Kolonas si dhe Muzeu Arkeologjik. Ndër plazhet më të njohura të ishullit janë Marathonas dhe Agia Marina. Një qendër turistike mjaft të famshme përbën gjithashtu edhe Manastiri madhështor i Agios Nektarios. Egjina është gjithashtu e njohur për ortakëritë bujqësore që funksionojnë me sukses, me produkt të famshëm fistekun e Egjinës. Në ishull ofrojnë shërbime autobusat lokalë, ndërkohë që vizitori mund të zgjedhë të shëtisë qytetin mbi një nga karrocat tradicionale me kuaj.