INFORMACION

Për të kontaktuar agjentët qendrorë, klikoni këtu

Aksesimi

Metro Pireu është stacioni terminal i linjës 1 të Metrosë (ISAP-Treni Elektrik). Gjendet pikërisht përballë bregut Kallimasioti, në distancë të shkurtër nga hyrja E5, ndërkohë që aksesimi në port bëhet tashmë i mundur nëpërmjet urës së afërme të këmbësorëve. Pranë stacionit pritet të ndërtohet edhe stacioni nëntokësor i linjës 3 të Metrosë (shtesa Haidhari – Pire). Linja 1 e Metrosë lidhet me linjën 2 në stacionet Omonia dhe Attiki dhe me linjën 3 në stacionin Monastiraki.

Treni Ndërurban Stacioni i Trenit Ndërurban në Pire (i njohur më parë si «Stacioni i Peloponezit») gjendet në një distancë 200 metrash nga stacioni i Metrosë, në kryqëzimin e rrugës Kononos dhe Bregut Kallimasioti. Është pika e nisjes së linjës Pire – Athinë – SKA – Halqidha, ndërkohë që lidhet me linjën Aeroport – Kiato – Aeroport në stacionin S.K.A. Gjithashtu, lidhet me rrjetin kombëtar hekurudhor në Stacionin Qendror të Athinës (Stacioni i Larisës). Itineraret kryhen çdo një orë, prej orës 5:30 deri më 22:30. Autobusa: Në zonën përreth Portit të Pireut kalon një numër i madh linjash autobusash. Linjat që lëvizin ndërmjet stacionit të ISAP dhe hyrjeve Ε6 deri Ε9: 826, 832, 833, 875 Linjat që lëvizin ndërmjet stacionit të ISAP dhe hyrjeve Ε6 deri Ε12: 827, 828, 831, 843, 859 Linjat me pikë nisjeje në Bregun Vasiliadhi (shërbejnë hyrjet E1 deri E9): 218, 232 Linja Ekspres Χ96 Pire – Aeroport (funksionon 24 orë). Linja e autobusave Χ80 Pire – Akropoli – Sintagma lidh stacionin terminal të anijeve kruaziere me Akropolin dhe sheshin Sintagma. Vlejnë vetëm biletat ditore dhe turistike.

Nga Aeroporti në portin e Pireut Lëvizja nga Aeroporti El. Venizelos drejt portit të Pireut bëhet e mundur me: Autobusa: Me linjën e autobuzave Ekspres X96 Pire – Aeroport (funksionon 24 orë) Metro: Me linjën 3 nga Aeroporti deri në Monastiraki, ku pasagjerët ndërrojnë linjë dhe vazhdojnë me linjën 1 (ISAP) me drejtim në Pire.

Nga Stacioni Hekurudhor i Larisas në portin e Pireut Lëvizja nga Stacioni Hekurudhor i Athinës (Larisas) drejt portit të Pireut bëhet e mundur me: Metro: Me linjën 2 nga Stacioni i Larisas deri në stacionin Omonia, ku pasagjerët ndërrojnë linjë dhe vazhdojnë me linjën 1 (ISAP) me drejtim në Pire. Tren Ndërurban: Me trenat e linjës Pire – Athinë –Halqidha, të cilat kryejnë itinerare çdo 1 orë çdo 2 orë.

Nga stacionet qëndrore të KTEL (autobusa ndërurbane) të Kifisos dhe Liosion në portin e Pireut Lëvizja nga stacionet qendrore të Autobusave Ndërurbane (KTEL) të Kifisos dhe Liosion drejt portit të Pireut bëhet e mundur me: Autobus për të dy stacionet qendrore: Me linjën e autobusave 420 Pire – Ag. Anargjiri (nëpërmjet Kifisos). Autobus – Metro vetëm për stacionin qendror të Kifisos: Me linjën e autobusave 051 Omonia – Stacioni Qendror i Autobusave Ndërurbane të Kifisos deri në stacionin e Metrosë Omonia, dhe në vazhdim me linjën 1 të Metrosë (ISAP) me drejtim në Pire. Autobus – Metro vetëm për stacionin qendror të Liosion: Me një nga 13 linjat e autobusave (024, 701, 704, 711, 719, 747, Α10, Α11, Β10, Β11, Β12, Γ10, Γ12) që kalojnë nga stacioni i Liosion deri në stacionin e Metrosë Attiki (distancë 4 ndalesash) dhe në vazhdim me linjën 1 të Metrosë (ISAP) me drejtim në Pire.

Lëvizja brenda portit Përveç linjave të autobusave të OASA, udhëtarët mund të lëvizin brenda portit me autobusat falas të OLP (Organet e Portit të Pireut), të cilat qarkullojnë brenda portit. Ndalesat janë:

Stacioni i nisjes (ISAP) – Treni Ndërurban (Hyrja Ε5)
Ag. Dhionisios 1 – Organizata e Hekurudhave të Greqisë (OSE)
Αg. Dhionisios 2
Ietion 1
Ietion 2
Dheksamenes
Ministria e Lundrimit Tregtar (Ypourgeio Emporikis Naftilias)
Vasiliadhi 1 – Dogana (Teloneio)
Vasiliadhi 2
Terminali – Fundi (Terma)

Anullime – Ndryshime – Bagazhe dore

1. A kam të drejtë të anulloj biletën?

Keni të drejtën të tërhiqeni, dhe në varësi me kohën e kthimit të biletës siç ishte, të paprekur, do t’ju rimbursohet vlera e plotë ose e pjesshme e biletës, si më poshtë:-Në masën 50% nëse e ktheni biletën deri në 12 orë para nisjes së planifikuar.

  • Në masën 75% nëse e ktheni biletën deri në 7 ditë para nisjes së planifikuar.
  • Vlera e plotë nëse se e ktheni biletën deri në 14 ditë para nisjes së planifikuar.
  • Vlera e plotë, pavarësisht nga koha e njoftimit, për arsye force madhore të provuara.

Në rastet e mësipërme të anullimit rimbursohen edhe rezervimet për llogari të personave të tretë dhe TVSH.

2. A kam të drejtë të ndryshoj biletën?

Keni të drejtë ta ndryshoni biletën në rast se ka vende të lira deri edhe 48 orë para nisjes së planifikuar.

3. Çfarë bagazhesh kam të drejtë të mbaj pa u dashur të paguaj tarifë të veçantë?

Keni të drejtën të mbani bagazhe dore me peshë deri 50 kg. Nëse jeni person me lëvizshmëri të reduktuar, keni të drejtë që përveç bagazheve të dorës, të merrni me vete edhe çfarëdolloj pajisje që nevojitet për lëvizjen tuaj autonome.